Aktuale
Superiore, mbylet java e 8-të: Dinamo mposht kampionët, triumfojnë gjithashtu Laçi, Skënderbeu dhe Vllaznia
Reklamë e Sponsorizuar
Me duelin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” mes Dinamo Cityt dhe Egnatias, i cili u mbyll me triumfin 2-1 të bluve, ka ulur siparin java e 8-të e Abissnet Superiore.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe me mjaft peshë për formacionin kryeqytetas, që siguron tri pikë të arta përballë skuadrës që mban kurorën e kampionit në fuqi të Shqipërisë.
Kjo xhiro e kampionatit ka sjellë zhvillime dhe rezultate të rëndësishme edhe në takimet e tjera. Skënderbeu ka arritur të mposht Partizanin me rezultatin e pastër 2-0, Laçi ka siguruar një fitore minimale 1-0 në duelit ndaj Vorës, ndërsa Vllaznia ka triumfuar para tifozëve të saj kundër Tiranës me shifrat 2-0. Ndërkohë, sfida mes Teutës dhe AF Elbasanit nuk ka prodhuar fitues, duke u mbyllur në barazim pa gola.
Teuta vazhdon të ruajë kreun e tabelës së klasifikimit me 20 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Egnatia e cila, pavarësisht humbjes së pësuar këtë javë, mbetet në distancë të afërt me 18 pikë. Dinamo City bën një hapa para duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve dhe pozicionohet e treta, ndërkohë që Tirana zë vendin e katërt me 11 pikë.
Më tej në renditje pozicionohet Laçi me 10 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 9 pikë në llogari. AF Elbasani, Vllaznia dhe Vora ndajnë pozitat me nga 8 pikë secila, kurse Partizani vazhdon të mbyllë klasifikimin e përgjithshëm, duke mbajtur vendin e fundit me vetëm 4 pikë të mbledhura deri më tani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: