Aktuale
Superiore, Teuta e paprekur në majë – Ja si ndryshoi renditja pas javës së tetë
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja mes Dinamos dhe Egnatias ka ulur siparin e javës së tetë të Kategorisë Superiore, duke mbyllur një tjetër raund plot emocione dhe kthesa në fushën e lojës.
Java e fundit ka rezervuar surpriza të bujshme, ndërsa në majë të tabelës vazhdon të mbretërojë Teuta, e cila kryeson e qetë renditjen me 20 pikë të grumbulluara pas tetë takimesh.
Falë triumfit të rëndësishëm ndaj skuadrës kampione në fuqi, Egnatias, blutë e Dinamos kanë ngjitur shkallët e klasifikimit duke kapur kuotën e 15 pikëve, vetëm tri larg rrogozhinasve që mbajnë vendin e dytë.
Ndërkohë, hapa para në renditje kanë hedhur edhe Laçi dhe Skënderbeu pas fitoreve respektive, ndërsa Vllaznia ka arritur të ngjitet në pozicionin e tetë. Në krahun tjetër, Partizani po kalon një moment tejet delikat, duke u zhytur në vendin e fundit (të dhjetë) me vetëm 4 pikë në llogarinë e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: