Politikë
Zgjedhjet në Serbi: Prokuroria e Beogradit kërkon qetësi dhe paralajmëron ndëshkim për dhunën
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ndërhyrë me një apel drejtuar të gjithë akterëve zgjedhorë, duke u kërkuar atyre që të ulin menjëherë tensionet dhe të shmangin çdo formë të sjelljes agresive apo të papërshtatshme.
“Theksojmë se institucionet kompetente do të reagojnë në mënyrë adekuate, në përputhje me ligjin, ndaj çdo përpjekjeje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ndaj dhunës së çfarëdo lloji, para, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas tyre”, thuhet në komunikatë.
Institucioni i akuzës ka bërë të ditur gjithashtu se po e monitoron me vëmendje të lartë zhvillimin e situatës në kryeqytetin serb gjatë procesit zgjedhor, ndërkohë që po bashkërendon veprimet mes prokurorive themelore publike dhe strukturave policore. Qëllimi i këtij koordinimi është garantimi i një procesi të qetë, në frymë demokratike dhe në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe ligjor.
Ndërkohë, në terren vërehet një prani e shtuar e forcave të rendit, ku numër i madh i pjesëtarëve të policisë janë pozicionuar brenda perimetrit të sigurisë në rrugët pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe Presidencës së Serbisë, në zemër të Beogradit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: