Kronikë
Tensione dhe përplasje para Kryeministrisë: Protestuesit ndryshojnë kurs dhe marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”
Reklamë e Sponsorizuar
Pas incidenteve dhe ndërhyrjes së forcave të rendit në bulevardin kryesor, pjesëmarrësit në protestë janë larguar nga perimetri i institucionit të qeverisë, duke iu drejtuar sheshit “Skënderbej”.
Gjatë përleshjeve të regjistruara në bulevard, policia vuri në zbatim një taktikë të re operacionale për shpërndarjen e turmës. Krahas angazhimit të tre automjeteve autobot për spërkatjen me ujë, të pozicionuara në hyrje të Kryeministrisë, në aksion morën pjesë edhe efektivë të rendit që dolën befasisht nga zonat e gjelbra në të dyja anët e bulevardit.
Si pasojë e këtij operacioni, turma u shpërnda nga zona e institucionit qeveritar dhe tashmë po lëviz e organizuar përgjatë bulevardit, me destinacion final sheshin qendror të kryeqytetit.
Megjithatë, situata mbetet e tensionuar edhe gjatë këtij lëvizjeje, teksa protestuesit vazhdojnë të hedhin lëndë piroteknike, si fishekzjarrë dhe kapsolla, në drejtim të kordonit policor që po i monitoron.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: