Politikë
Alarmi i ligjvënësit amerikan: Qeveria serbe të heqë dorë nga dhuna ndaj votuesve
Reklamë e Sponsorizuar
Ligjvënësi i njohur amerikan, Joe Wilson, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me njoftimet se autoritetet në Serbi mund të ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve, të cilët kanë regjistruar një pjesëmarrje masive në zgjedhjet parlamentare.
Wilson ka theksuar se çdo tentativë për të sabotuar apo penguar procesin e votimit përmes sulmeve është tërësisht e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar.
"Ndërsa populli serb po u drejtohet kutive të votimit në numër rekord historik, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se qeveria potencialisht po përgatitet të përdorë dhunë kundër qytetarëve, me qëllim pengimin e procesit të votimit. Sulme të tilla janë plotësisht të papranueshme. I bëj thirrje Serbisë të ruajë paqen!", ka deklaruar ai përmes një postimi në rrjetin social X.
Gjatë ditës së sotme, në Serbi është vërejtur një dydyndje masive e qytetarëve nëpër qendrat e votimit, duke shënuar shifra historike të daljes në zgjedhje.
Ndërkohë, në zemër të Beogradit janë konstatuar automjete të blinduara të Xhandarmërisë, në një kohë kur kjo ditë po cilësohet nga analistët si një moment kyç që mund të sjellë ndryshimin e pushtetit të Presidentit Aleksandar Vuçiq.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: