Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ekspertja amerikane: Vuçiç po aplikon metodat e Millosheviqit, qytetarët në Serbi paralajmërojnë kundërpërgjigje

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ekspertja amerikane: Vuçiç po aplikon metodat e Millosheviqit, qytetarët në Serbi paralajmërojnë kundërpërgjigje
Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin amerikan për Mbrojtjen e Demokracive, ka ngritur alarmin pasi ka publikuar pamje të mjeteve të blinduara dhe ushtarake në rrugët e kryeqytetit serb. Sipas saj, presidenti serb Aleksandar Vuçiç po shfrytëzon skenarë të frikësimit gjatë procesit zgjedhor, duke ndjekur hapat e ish-liderit Sllobodan Millosheviq. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ekspertja bëri të ditur se popullata nuk do të tërhiqet para këtyre metodave dhe se pritet një reagim i ashpër gjatë mbrëmjes. "Vuçiç po përdor taktika tipike frikësimi gjatë zgjedhjeve në Serbi, njësoj si mentori i tij, Millosheviqi, gjatë viteve ’90. Por serbët nuk kanë frikë dhe janë të gatshëm të kundërpërgjigjen këtë mbrëmje", ka shkruar ajo, shoqëruar edhe me videon e automjeteve ushtarake në Beograd.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar