Sport
Maqedonia bëhet gati për “Starlink”, Nikolloski paralajmëron çmime shumë më të lira nga operatori i tretë
Reklamë e Sponsorizuar
Maqedonia e Veriut do të renditet mes kombeve të para që do të integrojnë teknologjinë e avancuar të “Starlink”. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka nënvizuar se hyrja në treg e operatorit të tretë celular, i cili do të mbështetet në rrjetin e “Starlink”, do të sjellë një konkurrencë shumë më të fortë në tregun e shërbimeve të telekomunikacionit.
“Krahas Ukrainës, Maqedonia dhe Mali i Zi do të jenë ndër vendet e para ku sistemi “Starlink” do të gjejë zbatim të drejtpërdrejtë. Bazuar në të dhënat që disponoj, tarifat do të jenë ndjeshëm më të lira krahasuar me dy operatorët aktualë në treg,” ka shpjeguar ministri Nikolloski.
Sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshjen e koncesionit, kompania e re kishte detyrimin që brenda muajit mars të siguronte mbulimin e të paktën një qyteti, kurse brenda vitit shtrihet operimi në tërë territorin e vendit.
“Ata kanë përzgjedhur kryeqytetin, Shkupin, për nisjen e aktiviteteve,” ka bërë të me dije zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: