Sport
Jubilar dhe vendimtar: Gabriel Magalhaes dërgon Arsenalin drejt kreut të Premier League
Reklamë e Sponsorizuar
Për mbrojtësin brazilian Gabriel Magalhaes, pasditja në stadiumin “Emirates” ka qenë e paharrueshme, teksa ka kurorëzuar paraqitjen e tij të 200-të në elitën e futbollit anglez me fanellën e Arsenalit përmes një realizimi vendimtar.
Në kuadër të javës së tetë të Premier League, “Topçinjtë” kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 përballë Evertonit, një fitore kjo që i mban fuqishëm në garë për kreun e renditjes dhe dëshmon ambiciet e larta të trupës së drejtuar nga Mikel Arteta.
Momenti kulmor i takimit u regjistrua në fraksionin e dytë të lojës, kur Gabriel përfitoj nga një harkim i saktë i Ben White, duke u ngritur bukur në zonë dhe duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me kokë.
Ky sukses i çon londinezët në kuotën e pikëve të skuadrave kryesuese të tabelës, duke dhënë një sinjal të qartë për rivalët në luftën e ashpër për trofeun e kampionit.
Përveç rëndësisë ekipore, ndeshja ndaj Evertonit mbartte një simbolikë të veçantë personale për shtatëlarëshin brazilian, i cili shënoi jubileun e tij të 200 paraqitjeve në Premier League me fanellën e klubit londinez.
Goli i realizuar ndaj skuadrës nga Liverpooli përbën gjithashtu rrjetën e parë sezonale për mbrojtësin dhe të 21-tën në total në kampionatin anglez gjatë aventurës së tij me Arsenalin.
Sipas statistikave zyrtare, ky realizim ka një vlerë edhe më të madhe për lojtarin, pasi shënon golin e tij të parë në kampionat të realizuar nga loja e hapur, ndërkohë që të gjithë golat e mëparshëm kishin ardhur kryesisht nga situata të ndërprera dhe goditje standarde.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: