Politikë
Kurti takon homologun Spajiq në Malin e Zi: Në fokus integrimi evropian dhe lidhja infrastrukturore
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq. Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ngjarje kjo e organizuar më 22 tetor në Shën Stefan të Malit të Zi.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit kosovar ka bërë të ditur se e ka falënderuar Spajiqin për mikpritjen e ngrohtë, si dhe për udhëheqjen e kësaj nisme rajonale gjatë këtij viti.
Gjatë bisedës, Kurti e ka përgëzuar Malin e Zi për progresin e arritur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se Kosova synon të përfitojë nga praktikat dhe përvoja e fqinjit të saj në këtë drejtim.
Kryeministri ka vënë në pah faktin se Kosova vazhdon të presë marrjen e statusit zyrtar të vendit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në strukturat evropiane.
Në këtë takim, palët kanë shkëmbyer mendime edhe rreth zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh, duke i dhënë prioritet të veçantë nismave për përmirësimin e lidhjeve rrugore dhe tokësore ndërmjet të dyja shteteve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: