Sport
Vllaznia dhuron spektakl dhe goleadë historike, shkatërron Lushnjën me 18 gola
Reklamë e Sponsorizuar
Kampionati kombëtar i futbollit për femra në Abissnet Superiore ka ulur siparin e javës së katërt këtë mesditë, me takimin e luajtur duke filluar nga ora 12:00 mes Lushnjës dhe Vllaznisë.
Formacioni nga Shkodra ka dominuar plotësisht në fushën e lojës, duke triumfuar me rezultatin e thellë 18-0. Në këtë paraqitje të jashtëzakonshme, vendimtare në sulm dolën lojtaret Megi Doçi me 7 realizime, si dhe Xhesika Ndoj e Klaudja Borci, të cilat kontribuan me nga 4 gola secila.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të zhvilluara një ditë më parë, Apolonia regjistroi një fitore bindëse 5-1 ndaj Egnatias, Partizani mposhti me rezultatin e pastër 8-0 Alteik Klub, ndërsa Teuta nuk fali aspak përballë Kinostudio Femra, duke e mbyllur sfidën me shifrat e thella 14-0.
Pas përfundimit të 4 javëve të para të këtij edicioni, kryesimin e renditjes e mban skuadra e Apolonisë me pikë të plota, e ndjekur nga Teuta dhe Egnatia, të cilat numërojnë secila nga 9 pikë në tabelë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: