Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Skema e Vuçiqit në Kosovë: 100 euro për votë, udhëtime të paguara dhe shantazhe për zgjedhjet në Serbi

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skema e Vuçiqit në Kosovë: 100 euro për votë, udhëtime të paguara dhe shantazhe për zgjedhjet në Serbi
Qytetarë serbë dhe pjesëtarë të komunitetit RAE nga Kosova kanë ngritur alarmin, në kushte anonimiteti, se po përballen me presione të ashpra dhe kushtëzime për të mbështetur Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq, në procesin zgjedhor në Serbi. Sipas informacioneve nga terreni, konkretisht nga fshati Plemetit, ka nisur organizimi i transportit të financuar për në Serbi. Dëshmitarët okularë tregojnë se autobusët po kryejnë udhëtime vajtje-ardhje për të transportuar grupe të ndryshme qytetarësh. Në këto lëvizje, udhëtarëve jo vetëm që u mbulohen të gjitha shpenzimet e rrugës, por u premtohet edhe një shpërblim prej 100 eurosh për çdo votë pro SNS-së, ku shuma thuhet se dorëzohet pas përmbylljes së procesit të votimit. Burime konfidenciale pranë organeve të sigurisë bëjnë me dije se serbët e Kosovës po shantazhohen hapur, madje edhe përmes rrezikimit të ndihmave sociale që përfitojnë, me qëllim detyrimin e tyre për të votuar krah forcës politike në pushtet në Beograd. “Financimi i këtyre pagesave është siguruar nga Milan Radoiçiq. Ndërkohë, mesazhet kërcënuese dhe presionet mbi elektoratin në Kosovë po koordinohen nga strukturat ilegale serbe dhe zyrtarë të Listës Serbe”, thuhet në dëshmi, duke shtuar se këto grupe thirren hapur në emër të personit të kërkuar Milan Radoiçiq dhe të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në terren, përfshirje në këtë organizim ka edhe një grup i njohur me akronimin “MC”. Për më tepër, votuesit po instrukohen paraprakisht se si të votojnë dhe po kërcënohen se ekzistojnë mekanizma kontrolli për të verifikuar nëse ata kanë përmbushur detyrimin ndaj SNS-së. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur janë ngritur shqetësime serioze për listat zgjedhore, ku vihet re një shtim i dyshimtë prej mbi 20 mijë votuesish të regjistruar nga territori i Kosovës. Të gjitha këto lëvizje vlerësohen si përpjekje të dirigjuara nga presidenti Aleksandar Vuçiq për të siguruar mbështetje masive nga Kosova për partinë e tij, pikërisht në një periudhë kur në Serbi është gjallëruar lëvizja studentore që kërkon transformim politik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar