Aktuale
I ka shpëtuar rrezikut për jetën, lë sot spitalin e Traumës 34-vjeçarja e plagosur në protestë
Reklamë e Sponsorizuar
Evanthi Pango, e cila mori një plagë në kokë gjatë zhvillimit të protestës, ka lënë pas ditën e sotme mjekimin spitalor në Spitalin e Traumës për të vijuar rikuperimin në banesë.
34-vjeçarja ka lënë pas rrezikun për jetën dhe tashmë do të ndiqet nga mjekët në kushtet e shtëpisë, ndërkohë që gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
“Ju përshëndes të gjithëve nga Spitali i Traumës. Unë po e lë me përshtypjet më të mira, jo për eksperiencën që kalova, por për kujdesin që pata. Këto eksperienca duhet të na bëjnë më të fortë, më të motivuar dhe mund ta them me siguri që më e motivuar po dal sesa hyra”, është shprehur ajo përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok gjatë largimit nga institucioni shëndetësor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: