Sport
Incidenti në protestë, sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi i bashkohet thirrjes së FSHF-së për ndihmë ndaj tifozit të plagosur
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka dhënë reagimin e tij publik lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë gjatë tubimit të studentëve, ku mbeti lënduar rëndë në sy tifozi kuqezi, Erjon Vishkulli.
I riu u godit nga një plumb gome në zonën e syrit, ndërsa situata paraqitet kritike pasi ekziston rreziku real që ai të humbasë përgjithmonë shikimin në syrin e majtë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, futbollisti Muçi ka mbështetur nismën e ndërmarrë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe vetë institucioni i futbollit, duke konfirmuar gatishmërinë për t'i siguruar Vishkullit trajtim mjekësor të specializuar me synimin për të shpëtuar shikimin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: