Politikë
Zgjedhjet në Luginë, Ardita Sinani thirrje urgjente qytetarëve: Dilni në votime, kjo është ditë vendimtare
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka përmbushur detyrimin e saj qytetar duke marrë pjesë në procesin zgjedhor, ndërkohë që ka përcjellë një mesazh të fortë për të gjithë banorët e kësaj zone.
Sipas saj, dita e zgjedhjeve ka një rëndësi jetike për të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë, por të dalin masivisht në qendrat e votimit së bashku me familjet e tyre.
"Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare është jetike për të ardhmen, jo vetëm të të rajonit por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme", deklaroi ajo.
Duke e vlerësuar peshën e këtij procesi, Sinani ka theksuar se këto zgjedhje tejkalojnë një proces të zakonshëm, duke u shndërruar praktikisht në një referendum popullor për popullatën vendase.
"Sot ky proces zgjedhor mendoj se është referendum në vete, andaj dilni masovikisht", u shpreh ajo pas hedhjes së votës.
Këto zhvillime vijnë në kuadër të zgjedhjeve që po zhvillohen gjatë ditës në Serbi, ku komuniteti shqiptar që jeton në Luginën e Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë po merr pjesë aktive për të përfaqësuar interesat e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: