Takimi me Presidenten, Deliu-Kodra: Presim zgjidhje për krizën politike

Publikuar më: 15-05-2025 10:44
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra deklaroi se takimi me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin shpreson që s’do të jetë takim vetëm i ftuar, por të ketë në thelb tejkalimin e krizës institucionale. Deliu-Kodra ka pritshmëri se ky takim do të ndikoj në daljen nga kriza politika aktuale në vend. “I rëndësishëm është fakti që për ftesën e PDK-së, me datë 15 do ta kemi takimin me presidenten Osmani. Është mirë që pjesëmarrja është konfirmuar nga të gjithë. Ky takim shpresoj të prodhoj dalje nga ky ngërç nga i cili ndodhet Kosova. Shpresoj që që s’do të jetë takim vetëm i ftuar, por të ketë në thelb tejkalimin e krizës institucionale. Mbetet të shihet, por pritjet janë që të kemi dalje nga kriza politike”, shprehet Deliu-Kodra për FrontOnline. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu