Sport
Tronditje te Burreli, Samuel Nikaj toket stolit pas humbjes me Kukësin
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Burrelit ka mbetur pa trajner, pasi Samuel Nikaj ka vendosur të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.
Vendimi i teknikut ka ardhur si pasojë e rezultatit negativ në ndeshjen e fundit, ku matjanët u mposhtën në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Kukësi, një sfidë kjo e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë ku vendasit pësuan edhe përmbysjen e rezultatit.
Ecuria e deritanishme e këtij sezoni ka qenë e çalë për skuadrën nga Burreli, e cila ka arritur të sigurojë vetëm 6 pikë gjatë 7 javëve të para të kampionatit, fakt që ka rënduar pozitat dhe ka sjellë largimin e trajnerit.
Nga ana e tyre, drejtuesit e klubit kanë miratuar dorëheqjen e paraqitur nga stafi teknik, ndërkohë që deri më tani nuk është bërë i ditur emri i pasardhësit që do të marrë drejtimin e skuadrës në vazhdim të sezonit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: