Sport
Tragjedia e tifozit kuqezi në protestë, kreu i FSHF-së Armand Duka ofron ndihmë mjekësore urgjente
Reklamë e Sponsorizuar
Plagosja e rëndë e tifozit të Kombëtares, Erjon Vishkulli, ka bërë bashkë opinionin publik në një valë solidariteti. Incidenti ndodhi gjatë zhvillimit të protestës studentore në kryeqytet, ku i riu u godit në sy nga një plumb gome, duke rrezikuar seriozisht humbjen e shikimit.
Në lidhje ngjarjen, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar publikisht përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke garantuar angazhimin e institucionit që ai drejton për t'i siguruar mbështetje financiare dhe mjekësore për ndërhyrjen e specializuar, me synimin kryesor shpëtimin e syrit të majtë të tifozit.
Në reagimin e tij, kreu i futbollit shqiptar u shpreh: “Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit, pjesëtar i tifozëve “Kuq e Zi” dhe mbështetës i përkushtuar i Kombëtares sonë.
Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen.
Erjoni ka qenë pranë Kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij. Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: