Sport
Tragjedia në protestë: Presidenti i FSHF, Armand Duka, reagon për plagosjen e rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli
Reklamë e Sponsorizuar
Erjon Vishkulli, i cili është pjesë e njohur e tifozërisë së kombëtares shqiptare 'Tifozët Kuqezi', ka mbetur i plagosur rëndë gjatë protestës që kërkonte largimin e kryeministrit Edi Rama. I riu u dëmtua rëndë në sy si pasojë e goditjes nga plumbat e gomës të përdorur nga forcat e rendit.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer një ditë më parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërhyrë për t'i dalë në krah të riut, ndërsa vetë kreu i këtij institucioni, Armand Duka, ka bërë publike mbështetjen përmes një mesazhi sensibilizues në platformat sociale.
Në reagimin e tij zyrtar, numri një i futbollit shqiptar theksoi ndikimin emocional që i ka shkaktuar ky incident, duke garantuar angazhimin e plotë të federatës për mbulimin e kurimit mjekësor.
'Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit. Po kështu, tifozët kuq e zi dhe mbështetësit e përkushtuar të kombëtares sonë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen. Erjoni ka qenë pranë kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij. Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon!', shkruante presidenti i FSHF, Armand Duka.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: