Politikë
Zgjedhjet në Serbi: Qytetarët shqiptarë në Preshevë i drejtohen kutive të votimit
Reklamë e Sponsorizuar
Komuniteti shqiptar në Preshevë ka nisur procesin e votimit, duke marrë pjesë masivisht në qendrat e përcaktuara për këtë proces zgjedhor.
Një pjesë e votuesve tashmë kanë hedhur votën e lor në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, e cila shërben si një nga pikat e votimit në këtë zonë.
Këto zgjedhje të parakohshme parlamentare në Serbi zhvillohen sot, ku qytetarët në mbarë vendin janë thirrur për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit Serb.
Të gjitha qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura përgjatë gjithë ditës, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 në mbrëmje, ndërsa në garë përballen gjithsej 18 lista zgjedhore.
Përveç rëndësisë së votës, ky proces shënon një zhvillim historik, pasi është hera e parë që shqiptarët e Serbisë garojnë të bashkuar përmes një liste të vetme zgjedhore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: