Ekonomi
Krizë higjiene dhe pagash në shkollat e Prishtinës: Përplasja mes sindikatës, komunës dhe kompanive private
Reklamë e Sponsorizuar
Institucionet arsimore në kryeqytet po përballen me një situatë alarmante të grumbullimit të mbeturinave në ambientet e tyre, ndërkohë që institucionet komunale duket se nuk po tregojnë shqetësimin e duhur për këtë problem shqetësues higjienor.
Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë hyrë në grevë javë më parë dhe kanë paralajmëruar vazhdimin e saj. Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pagat e muajit shtator jo vetëm që janë ekzekutuar me vonesë, por nuk janë përshtatur fare me pagën minimale prej 500 euro bruto.
Megjithatë, Komuna e Prishtinës refuzon të marrë përgjegjësi direkte për kompensimin financiar të këtyre punonjësve. Pavarësisht se komuna lidh kontrata financiare me kompani private për mirëmbajtjen dhe pastrimin e objekteve shkollore, ajo nuk ka dhënë detaje konkrete rreth buxhetit të ndarë dhe zbatimit të pagës minimale.
“Për sektorin privat nuk përgjigjemi ne, por kompanitë private”, thuhet në një përgjigje të shkurtër me shkrim nga Komuna e Prishtinës, duke shmangur përgjigjen se a është tenderi i pastrimit në përputhje me pagën aktuale minimale.
Lidhur me këtë çështje, është kërkuar një qëndrim edhe nga kompania private ‘ERIK ShPK’, e cila është përgjegjëse për pastrimin e disa prej shkollave në Prishtinë. Edhe pse një zyrtare e kësaj kompanie kërkoi që pyetjet të dërgoheshin përmes emailit zyrtar, nuk ka pasur asnjë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli. Ndërkohë, edhe Inspektorati Qendror i Punës ka evidentuar vonesa të përsëritura në pagesat e punëtorëve të pastrimit.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se kanë informacione të sigurta se Komuna e Prishtinës posedon mjetet e nevojshme buxhetore për të mbuluar këto paga, por mbetet e paqartë arsyeja e bllokimit të ekzekutimit të tyre.
Ai theksoi se greva do të vijojë derisa të plotësohen kushtet, pasi punëtorët gëzojnë mbështetje të plotë ligjore dhe nuk do të tërhiqen deri në realizimin e të drejtave të tyre.
Azemi: Kemi informacione që komuna e Prishtinës ka mjete, nuk di pse nuk i ekzekuton pagat
“Është shumë e rëndë sepse është një qëndrim i punëtorëve që me të drejtë që përderisa mos të paguhen, mos t'i kryejnë të gjitha borxhet, nuk duan me filluar me punuar. Kemi informacione që komuna e Prishtinës ka mjete, kemi informacione edhe shumë normale që vendimi i Qeverisë së Kosovës i mirë për dikë apo i keq për dikë, ai duhet të respektohet. Pse nuk po e respekton komuna e Prishtinës, ne nuk po mund të arrijmë deri te një vendim përfundimtar, por megjithatë, derisa komuna e Prishtinës heziton ta bëjë pagesën, neve po na vjen keq, por punëtorët teknikë të shkollave të mesme dhe shkollave fillore nuk do të kthehen në procesin e punës sepse kanë mbështetjen e tyre ligjore dhe nëse ata kanë llogari edhe ne duhet ta shtyjmë edhe pse pa dëshirën tonë”, u shpreh Azemi.
Këta punonjës aktualisht paguhen vetëm me nga 391 euro në muaj. I revoltuar nga këto të ardhura të ulëta, Azemi ka ngritur shqetësimin se çdo muaj nga Kosova largohen rreth 4,500 punëtorë, ndërsa në shkallë vjetore ky numër arrin në 50 mijë, shifra këto që sipas tij duhet të alarmojnë Komunën e Prishtinës dhe Qeverinë e Kosovës.
Azemi: Çdo vit ikin nga 50 mijë punëtorë, me këto paga s’po na lënë të vdesim por s’mund as të mbijetojmë
“Një kryefamiljar që më së paku i ka katër anëtarë të familjes, në fund të muajit i merr 391 euro dhe ato nuk i japin me kohë. Nuk do një filozofi me e pa që pikërisht këto veprime që janë duke i bërë edhe Komuna e Prishtinës...
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: