Aktuale
Plagosja e Erjon Vishkullit në protestë: Bes Kallaku jep detajet e reja për gjendjen e mikut të tij
Reklamë e Sponsorizuar
Pasi ngjarja e rëndë gjatë protestës së fundit në kryeqytet solli shqetësim të gjerë në opinionin publik për shkak të plagosjes së 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, figura e njohur e skenës, aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, ka ndarë një informacion të freskët rreth shëndetit të mikut të tij.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kallaku ka bërë të ditur se gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur një komunikim direkt me Vishkullin, i cili fatmirësisht paraqitet në përmirësim të gjendjes së tij përgjithësore.
Megjithatë, dëmtimi i rëndë që i është shkaktuar në sy kërkon domosdoshmërisht një mjekim më të avancuar dhe të specializuar jashtë kufijve të vendit.
“Sot në mëngjes pata mundësinë të flas me Erjonin! Lavdi Zotit është më mirë, por ka nevojë për një ndërhyrje më të specializuar jashtë shtetit. Presim që sot të niset! Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe gatishmërinë që keni treguar. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar ndër të tjera artisti.
Kujtojmë se 28-vjeçari mori dëmtime serioze në syrin e majtë gjatë tubimit të datës 24 tetor, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome. Pas incidentit, ai u drgua në Spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa dëmtimi i rëndë ka ngritur alarmin për rrezikimin e shikimit të tij.
Tani, vëmendja dhe shpresat e familjarëve e miqve janë drejtuar nga ndërhyrja mjekësore jashtë vendit, ndërkohë që ende nuk është bërë zyrtar destinacioni i saktë se ku do të transportohet i riu për kurim të mëtejshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: