U mbajt takimi i Kryesisë së LDK-së në Drenas – Egzon Qorri emërohet bartës i listës për zgjedhjet lokale
Publikuar më: 14-05-2025 21:15
Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor, është mbajtur takimi i radhës i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Gjatë këtij takimi, Kryesia vlerësoi lart angazhimin e deritanishëm të anëtarëve dhe theksoi rëndësinë e organizimit të një fushate dinjitoze dhe përfaqësuese, në funksion të një përfaqësimi të denjë të qytetarëve të komunës.
Një ndër vendimet më të rëndësishme të këtij takimi ishte caktimi i bartësit të listës për asamblenë komunale në zgjedhjet e ardhshme.
Me unanimitet, Kryesia vendosi që Egzon Qorri të jetë bartës i listës së LDK-së në Drenas, duke i besuar këtij të fundit rolin prijës në garën elektorale. Qorri u vlerësua si figurë me vizion, përkushtim dhe përvojë të dëshmuar në shërbim të interesit qytetar.
LDK – Dega në Drenas shpreh bindjen se me një ekip të përgatitur dhe me mbështetjen e qytetarëve, do të arrijë rezultate të suksesshme në zgjedhjet lokale dhe do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e komunës së Drenasit./DrenicaOnline/
Shpërndaje këtë lajm në: