Kronikë
Flakët përfshijnë Ndërnenasin e Libofshës: Rrezikohen serat, bagëtitë dhe tokat bujqësore
Reklamë e Sponsorizuar
Një vatër zjarri, e cila ka shpërthyer fillimisht në zonën e kanaleve të mbjella me kallamishte në fshatin Ndërnenas të njësisë administrative Libofshë, është shkallëzuar me shpejtësi duke marrë përmasa alarmante.
Flakët e fuqishme kanë përpirë sipërfaqe të tëra toke bujqësore, duke dëmtuar gjithashtu edhe parcela të mbjella me ullinj. Situata në terren mbetet tejet kritike, pasi era dhe materiali i i thatë po e shtyjnë zjarrin rrezikshëm drejt serave diellore, stallave të bagëtive dhe magazinave ku fermerët ruajnë rezervat ushqimore për kafshët.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e shërbimit zjarrfikës nga qyteti i Fierit. Forcat operacionale po luftojnë me flakët për të bërë të mundur neutralizimin e vatrave aktive dhe për të shmangur një dëm më të madh material për banorët e zonës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: