Sport
Identifikohet kryetifozi i Kombëtares që përfundoi në spital pas plagosjes së rëndë në sy gjatë protestës
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e protestave studentore me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me incidente të rënda. Më 24 tetor, një ngjarje tronditëse ka prekur opinionin publik, ku 28-vjeçari Erjon Vishkulli ka pësuar një dëmtim serioz në sy gjatë tubimeve.
Lajmi është konfirmuar edhe nga grupimi i njohur i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë reaguar menjëherë për ngjarjen, duke bërë të aformuar se i riu nga Elbasani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra.
Në mesazhin e tyre, “TKZ” kanë shprehur mbështetjen e plotë për mikun e tyre: “Erjon Vishkulli, si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë Atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa më të shpejtë. Lutemi për ty, vëlla”.
Referuar të dhënave paraprake, dyshohet fuqimisht se i riu është qëlluar me plumb gome gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e turmës. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare që të sqarojë përfundimisht mjetin e përdorur dhe dinamikën e saktë të incidentit.
I njohur gjerësisht në rrethet sportive si një nga figurat kryesore të tifozërisë së Kombëtares shqiptare, Erjon Vishkulli është një prezencë e përhershme në mbështetje të kuqezinjve. Por kësaj radhe, vendin e tribunave stadiume e ka zënë dhoma e Spitalit të Traumës, ku ai po përballet me pasojat e protestës në kryeqytet.
Kjo ngjarje e rëndë vjen në ditën e dymbëdhjetë të protestës mbarëkombëtare të studentëve dhe të rinjve, e cila degjeneroi në përplasje të ashpra me policinë. Gjatë përleshjeve u raportua gjerësisht për përdorimin e gazit lotsjellës, mjeteve ujore me presion, si dhe predhave prej gome.
Dëmtimi i Vishkullit përbën një nga zhvillimet më alarmante të regjistruara gjatë këtyre tubimeve, ndërkohë që mbeten të panjohura pasojat e mundshme afatgjata në shëndetin dhe shikimin e tij.
Aktualisht, pritet që institucionet shëndetësore të dalin me një njoftim zyrtar për të sqaruar gjendjen aktuale shëndetësore të 28-vjeçarit dhe ecurinë e operacionit kirurgjikal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: