Kronikë
Përshkallëzim i dhunës në Tiranë: Protestuesit sulmojnë policinë me fishekzjarre dhe molotovë te Bashkia
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta e zhvilluar këtë të sotme në kryeqytet ka shënuar momente të tensionit të lartë dhe përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe efektivëve të rendit, veçanërisht në sheshin “Skënderbej” dhe në zonën përreth Bashkisë së Tiranës. Turma e protestuesve ka hedhur sasi të mëdha fishekzjarrësh dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë.
Skenat e dhunës janë zhvendosur fillimisht nga afërsia e selisë së Partisë Socialiste drejt godinës së Bashkisë. Atje, protestuesit kanë shkrepur një karikator të plotë me fishekzjarre kundër forcave të sigurisë, të cilat janë afruar për të shpërndarë turmën e mbledhur në këtë perimetër.
Përveç lëndëve piroteknike, gjatë orëve të fundit janë hedhur edhe bombola molotov, duke detyruar forcat e policisë të ndërhyjnë në disa zona të kryeqytetit duke përdorur gaz lotsjellës për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar lidhur me numrin e mundshëm të personave të lënduar apo të ndaluar gjatë përleshjeve të regjistruara në rrugët e Tiranës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: