Sport
Superiore, befasi në formacione: Klafuriç dhe Laszlo trazojnë ujërat para supersfidës Vllaznia – Tirana
Reklamë e Sponsorizuar
Pak momente para fillimit të sfidës mes Vllaznisë dhe Tiranes, e vlefshme për javën e 8-të të Abissnet Superiore, skemat e dy trajnerëve kanë sjellë risi të papritura në fushën e lojës.
Në kampin shkodran, kreu i stafit teknik, Csaba Laszlo, ka ndryshuar rrjedhën e zakonshme të skuadrës duke vendosur në stol Klinti Qaton. Në vend të tij, tekniku i onjës shkodrane i ka dhënë fanelën e titullarit sulmuesit Sabion Bizi që nga minuta e parë.
Ndërkohë, te bardheblutë e kryeqytetit, trajneri Dean Klafuriç ka ndërmarrë një lëvizje që ka rënë menjëherë në sy, duke e lënë qendërsulmuesin kryesor Tomislav Kis të nisë takimin nga stolin e rezervave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: