Kronikë
Manovër e rrezikshme në Vrion, përplasen dy automjete “Volkswagen”
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident rrugor pa pasoja në njerëz është regjistruar pak më parë në zonën e Vrionit në Sarandë, ku dy automjete të së njëjtës markë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në këtë ngjarje rrugore janë përfshirë një makinë tip “Volkswagen” me targa IKX7066, e cila drejtohej nga shtetasi Spyros Kentros, si dhe një tjetër mjet i prodhimit gjerman me targa AB084RL, me drejtuese Eranda Budon. Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në një aks rrugor krejtësisht të drejtë në Vrion, konkretisht në afërsi të parkimit pranë një lulishteje dhe këndi lojërash për fëmijë.
Pas njoftimit për ngjarjen, uniformat blu të Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Gjatë verifikimeve paraprake, të dy drejtuesit e mjeteve janë testuar me alkooltestues, ku rezultatet kanë dalë plotësisht negative, me 0.00 mg/l.
Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, shkaku kryesor i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë një parakalim i parregullt dhe i gabuar i ndërmarrë nga automjeti me targa IKX7066, që drejtohej nga Spyros Kentros.
Ndërkohë, strukturat kompetente të policisë po vijojnë me intensitet veprimet hetimore për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: