Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kosova në disavantazh pas 45 minutave të para, Austria arrin epërsinë e dyfishtë

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 17:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kosova në disavantazh pas 45 minutave të para, Austria arrin epërsinë e dyfishtë
Kombëtarja e Kosovës ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes nën disavantazhin e dy golave kundër Austrisë, pas një fraksioni loje të dominuar nga vendasit, megjithëse “Dardanët” patën mundësinë e tyre të artë për të zhbllokuar rezultatin. Përfaqësuesja jonë rrezikoi e para përmes Vedat Muriqit, i cili pati një mundësi ideale për ta kaluar Kosovën në avantazh nga afërsia, por goditja e tij përfundoi mbi kuadratin e portës. Pas këtij momenti, austriakët morën kontrollin e lojës dhe krijuan disa raste shënimi, duke kaluar në avantajh falë një harkimi të Schmid, të cilin David Affengrubber jua shpërbleu duke realizuar saktë me kokë. Në vazhdim, Austria iu afrua sërish golit me anë të Schmid, por mbrojtësi Lumbardh Dellova ndërhyri në mënyrë vendimtare duke larguar topin nga vija fatale dhe duke shpëtuar portën. Megjithatë, në sekondat e fundit të pjesës së parë (45+2'), kapiteni Schlager udhëhoqi një aksion të shpejtë, duke i pasuar Wimmer, i cili më pas asistoi te Adamu, me këtë të fundit që shënoi me portën e zbrazur për t'i dhënë skuadrës së tij një epërsi prej dy golash para se skuadrat të shkonin në pushim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar