Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Hidhni gurë dhe mjete të forta në drejtim të Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Redaksia Lajmetereja • 24-10-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përshkallëzohet protesta në Tiranë: Hidhni gurë dhe mjete të forta në drejtim të Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Tubimi i organizuar para Ministrisë së Arsimit ka degeneruar në tensione të larta, pasi protestuesit kanë nisur të hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të fasadës së institucionit, ndërkohë që në zonë janë vënë re edhe zjarrvënie në kazanët e mbeturinave. Në këto kushte, trupat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë ndërhyrë pa humbur kohë, duke përdorur fillimisht automjetin zjarrfikës me ujëhedhëse dhe më pas duke hedhur gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen dhe zmbrapsjen e turmës drejt zonës së qendrës. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, protestuesit janë shpërndarë në grupe më të vogla, duke marshuar në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit për t'u pozicionuar para Kryeministrisë, ku duket se do të zhvillohet edhe pjesa kryesore e protestës së kësaj të shtunë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar