Politikë
Tensionet në protestë, Rama ashpër ndaj PD-së pas djegies së karrigeve të dialogut
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ku u dogjën ulëset e vendosura nga qeveria për të mundësuar dialogun me qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit ka shpërndarë pamjet filmike që dokumentojnë momentin e djegies së këtyre ulëseve, duke shoqëruar videon me një mesazh kritik ndaj opozitës.
"Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…", ka shkruar Rama në reagimin e tij.
Ndërkohë, pavarësisht zhvillimeve dhe tensioneve të shënuara, protesta e studentëve ka vijuar edhe përgjatë ditës së sotme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: