Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tensionohet situata para Ministrisë së Arsimit: Flakë, gurë dhe ndërhyrje e policisë me ujë e gaz lotsjellës

Redaksia Lajmetereja • 24-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tensionohet situata para Ministrisë së Arsimit: Flakë, gurë dhe ndërhyrje e policisë me ujë e gaz lotsjellës
Përshkallëzim i situatës është regjistruar gjatë një proteste pranë Ministrisë së Arsimit, ku situata ka dalë jashtë kontrollit pasi pjesëmarrësit kanë zhvendosur katër kontejnerë mbeturinash nga Rruga e Durrësit në rrugicën pranë hyrjes së institucionit, aty ku ishte pozicionuar edhe kordoni policor. Demonstruesit u kanë vënë flakën kazanëve dhe i kanë shtyrë ata në drejtim të forcave të rendit. Gjatë kësaj kohe, turma ka hedhur vazhdimisht gurë drejt punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë detyruar të reagojnë për të shpërndarë turmën. Përballë dhunës dhe hedhjes së objekteve të forta, autoritetet kanë përdorur mjetet e posaçme. Në Rrugën e Durrësit është shfaqur automjeti zjarrfikës i shpërndarjes së ujit, ndërkohë që efektivët e policisë kanë nisur përdorimin e ujit në presion dhe të gazit lotsjellës për të vënë situatën nën kontroll.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar