Drenasi mbetet pa ujë përkohësisht, shkak ndërprerja e rrymës në Bivolak
Publikuar më: 14-05-2025 12:30
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se qytetarët e Drenasit do të mbesin pa ujë të pijshëm përkohësisht, si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në stacionin e pompimit në Bivolak.
Furnizimi me ujë do të rikthehet sapo të rivendoset energjia elektrike.
KRU “Prishtina” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe kërkon durim deri në normalizimin e situatës.
Shpërndaje këtë lajm në: