Sport
Flick thyen heshtjen para El Clasicos: Besoj verbërisht te drejtësia në fushë, ja si do ta neutralizojmë Realin
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dalë para mediave për të ndarë pritshmëritë e tij në prag të superpërballjes së madhe kundër Real Madridit, duke prekur tema kyçe që nga ndarja e drejtësisë, mungesat në radhët e skuadrës, e deri te formula për të ndalur yllin Kylian Mbappe.
Gjatë konferencës për shtyp, strategu gjerman bëri të qartë se prioriteti i tij absolut mbetet puna me ekipin, duke shmangur me çdo kusht polemikat e panevojshme jashtë fushës së blertë. Vëmendja tashmë është e përqendruar plotësisht te supersfida e së dielës, e cila do të zhvillohet në “Camp Nou” duke filluar nga ora 21:00, në kuadër të spektaklit të futbollit spanjoll.
Një nga pikat më të nxehta të diskutimit ishte situata e krijuar rreth gjyqtarëve dhe presioni i ushtruar para këtij takimi delikat. Duke u përgjigjur nëse kjo situatë mund të ndikojë te arbitrimi, Flick u tua i prerë: “Unë u besoj gjyqtarëve. Mendoj se kemi gjykim cilësor dhe secili prej nesh duhet t'i mbrojë njerëzit e vet”.
I pyetur sërish nëse shqetësohet nga zhurma mediatike dhe nëse rivalët po e përdorin këtë taktikë për të shpërqendruar vëmendjen, trajneri katalanas shtoi: “Preferoj të përqendrohem te përgatitja e skuadrës sime. Këtu bëhet fjalë për tituj në media, por unë nuk dua asnjë titull. Dua të përqendrohem vetëm te skuadra ime”.
Në fjalën e tij, Flick nuk i kurseu as fjalët e ngrohta për Jose Mourinhon, duke i thurur elozhe përvojës dhe trofeve të fituara ndër vite. “Kam respekt të jashtëzakonshëm për Mourinhon. Kur drejtoni skuadra në këtë nivel për kaq shumë vite, kjo tregon cilësinë tuaj. Ai e ka dëshmuar këtë te të gjitha klubet. E kam vizituar dhe të gjithë lojtarët gjermanë që kanë punuar me të flasin shumë mirë për të. Ai është koleg dhe një bashkëpunëtor i shkëlqyer”, u shpreh ai.
Pavarësisht epërsisë prej gjashtë pikësh në krye të tabelës, tekniku i blaugranëve e vlerësoi kundërshtarin me shumë maturi. “Pres një skuadër me shumë vetëbesim, sepse po flasim për një klub të madh, me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner të madh. Kështu e shoh kundërshtarin tonë. Ata kanë shumë cilësi, veçanërisht në sulm. Në ndeshjet e fundit kanë luajtur mirë”.
Duke analizuar peshën e këtij dueli, gjermani theksoi se pozitat në renditje nuk kanë asnjë vlerë kur bëhet fjalë për një përballje të tillë. “El Clasico është ndryshe. Mendoj se është ndeshja më e mirë në këtë sport. E gjithë bota e shikon këtë përballje. Fiton tri pikë, por kjo ndeshje është shumë më tepër se kaq”.
“Është fantastike të jesh pjesë e një ndeshjeje të tillë. Të gjithë në skuadrën time e dinë se si duam të luajmë. Jemi gati dhe kemi vetëbesim të plotë”, shtoi ai me bindje, pavarësisht se skuadra vjen pas pengesës 4:2 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, që shënoi edhe humbjen e parë të sezonit.
Megjithatë, ky hap i gabuar shihet si një mundësi e artë reflektimi. “Sigurisht që ndeshja kundër PSG-së na ndihmoi. Kemi biseduar me lojtarët. Ka aspekte të lojës që duhet t'i përmirësojmë dhe duhet të përparojmë. Nesër luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë dhe kjo është një mundësi për t'u përmirësuar”.
Në prag të kësaj beteje taktike, Barcelona do të duhet t'ia dalë pa shërbimet e Jules Koundes. Flick konfirmoi zyrtarisht mungesën e mbrojtësit francez, i cili po shqetësohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës, duke theksuar se klubi nuk ka ndërmend të rrezikojë aspak me shëndetin e lojtarit. “Jules nuk do të luajë nesër”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: