Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Rrjet mashtrimi ndërkombëtar përmes Call Center-ave: Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar

Redaksia Lajmetereja • 24-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rrjet mashtrimi ndërkombëtar përmes Call Center-ave: Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë të pandehurve, të identifikuar me inicialet T.S., D.M., D.H., R.H., P.R., A.P., F.Z., D.H. dhe B.E., të cilët dyshohen për përfshirje në veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi kompjuterik”, sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas dosjes së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë periudhës kohore të vitit 2026 e deri më 23.10.2026, në qytetin e Prishtinës, në disa hapësira të përshtatura enkas dhe të shfrytëzuara si qendra thirrjesh (call center) në rrugët “Muharrem Fejza”, “Ali Aliu Kelmendi”, si dhe në lokacione të tjera të zbuluara, të dyshuarit kanë vepruar si një grup i organizuar. Duke ndarë rolet mes vete dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, ata dyshohet se përmes paraqitjes së rreme të fakteve kanë mashtruar shtetas suedezë dhe shtetas të tjerë të huaj, duke i shtyrë ata të ndërmarrin veprime që kanë dëmtuar rëndë buxhetin e tyre. Po ashtu, organi i akuzës thekson se gjatë së njëjtës periudhë dhe përmes një skeme të mirëkoordinuar, anëtarët e këtij grupi kanë shfrytëzuar pajisje dhe sisteme të avancuara kompjuterike për të fituar qasje në distancë në kompjuterët e viktimave të huaja. Ata janë paraqitur në mënyrë të rreme si përfaqësues të kompanive prestigjioze të investimeve financiare, duke rënë kështu ndesh me ligjin dhe duke kryer veprën penale të mashtrimit kompjuterik në bashkëkryerje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar