Aktuale
Lajm i shkëlqyer për Sionin: Hajrizi dhe Rrudhani lënë pas lëndimet dhe i rikthehen fushave
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi zviceran i Sionit ka marrë dy lajme pozitive sa i përket organikës së lojtarëve, pasi mbrojtësi Kreshnik Hajrizi dhe mesfushori Donat Rrudhani janë rikuperuar plotësisht dhe janë rikthyer në dispozicion të skuadrës pas një periudhe mungese për shkak të lëndimeve.
Për Kreshnik Hajrizin, ky rikthim vjen pas pesë muajsh larg fushave të blerta. Qendërmbrojtësi, mungesa e të cilit është ndjecur ndjeshëm në repartin defensiv të skuadrës nga Valisi, regjistroi paraqitjen e tij të parë nga minuta e parë të shtunën e kaluar në kuadër të Kupës së Zvicrës kundër skuadrës së Cham.
Mediat helvete raportojnë se pas një shqetësimi të lehtë fizik, Hajrizi u la në bankinë gjatë pushimit mes pjesëve, mirëpo tashmë ai ka kaluar çdo problem dhe është plotësisht gati. Për shkak të paqëndrueshmërisë që mbrojtja e Sionit ka shfaqur në mungesë të tij, ai pritet të startojë nga minuta e parë në sfidën e radhës që do të zhvillohet të dielën.
Krahas tij, një tjetër zhvillim pozitiv për trajnerin Didier Tholot është rikthimi i Donat Rrudhanit. Mesfushori anësor ka lënë pas dëmtimin e tij dhe tashmë është rikthyer në stërvitje, duke qenë opsion konkret për t'u aktivizuar gjatë ndeshjes së ardhshme.
Në anën tjetër, situata nëinfirmerinë e Sionit duket më e qetë, ndërkohë që rasti i vetëm aktual mbetet ai i lojtarit Baltazar, i cili vazhdon të jetë jashtë fushave për shkak të lëndimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: