Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kthesë e madhe e Borussia Monchengladbach ndaj Stuttgartit, Wael Mohya njeriu i ndeshjes

Redaksia Lajmetereja • 23-10-2026 21:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kthesë e madhe e Borussia Monchengladbach ndaj Stuttgartit, Wael Mohya njeriu i ndeshjes
Borussia Monchengladbach ka regjistruar triumfin e parë sezonal në elitën e futbollit gjerman, Bundesligë, duke e mposhtur Stuttgartin si mysafir me shifrat 3:2, në kuadër të xhiros së shtatë. Faktori kryesor i kësaj fitoreje ishte lojtari i mysafirëve, Wael Mohya, i cili kontribuoi me një gol dhe një asistim, duke udhëhequr skuadrën drejt kthesës spektakolare. Vendasit e nisën sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke zhbllokuar shifrat që në minutën e pestë me anë të Ermedin Demiroviq. Ai realizoi një goditje nga distanca, duke përfituar nga një pasiguri e portierit të Borussia Monchengladbach. Megjithatë, pas startit më të mirë të vendasve, skuadra nga Monchengladbach u konsolidua dhe vendosi ekuilibrin në minutën e 38-të. Pas një tentimi nga Uno, Joe Scally ndryshoi trajektoren e topit me thembër në mënyrë artistike, duke e dërguar në rrjetë për 1:1. Fraksioni i dytë nisi sërish me dominimin e mysafirëve, të cilët realizuan përmbysjen e madhe në minutën e 51-të. Mohya demonstrore klasin e tij me një aksion individual, duke lënë pas mbrojtësit dhe duke shërbyer Shuto Machinon, i cili nuk gaboi për 1:2. Në minutën e 66-të, skuadra udhëtuese ndëshkoi vendasit përmes një kundërsulmi vrastar për të ngritur epërsinë. Pas një aksioni të rrezikshëm zhvilluar nga Scally, i cili krosoi në zonë, Wael Mohya u tregua i vëmendshëm dhe goditi saktë me kokë për të çuar rezultatin në 1:3. Pavarësisht kësaj, Stuttgarti nuk u dorëzua dhe në minutën e 83-të Ermedin Demiroviq realizoi golin e tij të dytë personal dhe të skuadrës, duke ngushtuar shifrat në 2:3. Kjo përballje dramatike u zhvillua në stadiumin “MHP Arena”, në prani të 60 mijë adhuruesve të pranishëm. Pas këtij takimi, Borussia Monchengladbach pozicionohet në vendin e 18-të me 3 pikë të grumbulluara, ndërsa Stuttgarti mban vendin e 14-të me 6 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar