Osmani përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan
Publikuar më: 14-05-2025 08:02
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan me rastin e 26-vjetorit.
Përmes një postimi të presidencës në Facebook, Osmani ka theksuar se kujtimi për ta mbetet i përhershëm dhe se drejtësia ndaj tyre ende mungon
“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb.
44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.
Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon.
Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi”, thuhet tutje në postimin e presidencës në Facebook.