Sport
Goditje në merkato: PSG ndan 50 milionë euro për pasardhësin e Kvaratskhelias
Reklamë e Sponsorizuar
Paris Saint-Germain thuhet se ka nisur planet për të ndërhyrë fuqishëm në afatin kalimtar të janarit, pas dëmtimit të rëndë që ka pësuar sulmuesi Khvicha Kvaratskhelia.
Burime ndërkombëtare bëjnë me dije se kampionët e Francës kanë shfaqur interesim konkret për talentin e Bayer Leverkusenit, Ibrahim Maza, i cili shihet si zëvendësuesi ideal për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga lojtari gjeorgjian, i rrezikuar të humbasë pjesën e mbetur të edicionit.
Kvaratskhelia u dëmtua rëndë gjatë përballjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, sfidë e cila u mbyll me fitoren e parisienëve me shifrat 4:2, më datë 20 tetor.
Sipas raportimeve mjekësore, sulmuesi ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, një problem fizik mjaft serioz që do ta detyrojë të qëndrojë larg fushave të blerta për një kohë të gjatë.
Kjo mungesë e gjatë përfaqëson një sfidë të vështirë për trajnerin Luis Enrique dhe planet e tij, duke marrë parasysh peshën e madhe që anësori ka mbajtur në rezultatet e deritanishme të klubit në arenën evropiane.
Pavarësisht kësaj krisjeje në organikë, drejtuesit e klubit nga kryeqyteti francez janë të vendosur të veprojnë shpejt në tregun e transferimeve. Për ta siguruar shërbimin e Ibrahim Mazës, drejtuesit e PSG-së po përgatisin një ofertë financiare që kap shifrën e afërsisht 50 milionë eurove.
Sulmuesi 20-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Bayer Leverkuseni përgjatë këtij sezoni. Në nëntë ndeshje të luajtura deri më tani, ai ka regjistruar tri gola dhe tri asistime, duke konfirmuar rritjen e tij të ndjeshme dhe aftësinë për të bërë diferencën në fazën sulmuese.
Tani mbetet për t'u parë nëse drejtuesit e PSG-së do t'i shndërrojnë fjalët në vepra gjatë janarit dhe nëse drejtuesit e klubit gjerman do të pranojnë të ulen në tavolinën e bisedimeve për shitjen e yllit të tyre të ri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: