Sport
Barazimi historik në Danimarkë, kreu i FSHF-së Duka duartroket paraqitjen e Egnatias në Evropë
Reklamë e Sponsorizuar
Egnatia ka regjistruar një tjetër paraqitje pozitive në arenën ndërkombëtare, duke marrë një barazim 1:1 në udhëtim kundër Aarhus në kuadër të fazës së grupeve të Conference League.
Pas dy ndeshjeve të para në këtë kompeticion prestigjioz, skuadra nga Rrogozhina ka arritur të mbledhë 2 pikë, falë dy barazimeve dhe paraqitjeve mjaft bindëse përballë kundërshtarëve të fortë si Midtjylland dhe Aarhus.
Ky sukses dhe e ecuri pozitive e kampionëve të Superiores në Kupat e Europës ka tërhequr vëmendjen e krerëve të institucionit të futbollit në vend. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përcjellë një mesazh urimi për ekipin rrogozhinas pas ndeshjes së mbrëmshme.
"Jo thjesht një pikë, por dinjitet për futbollin shqiptar. Urime Egnatia", ka shkruar kreu i FSHF-së në reagimin e tij zyrtar.
Vlen të theksohet se kjo është hera e parë në histori që skuadra e Egnatias siguron kualifikimin dhe paraqitet në fazën e grupeve të një kompeticioni kaq të rëndësishëm evropian për klube.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: