Sport
Alarmi te Juventus, Spalletti përballet me një tjetër dëmtim të rëndësishëm para duelit me Lecce
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja e fundit ndaj Rennes ka lënë pasoja të rënda për Juventusin, duke shtuar edhe më tej emrat në listën e futbollistëve të dëmtuar që po shqetësojnë stafin teknik.
Futbollisti i radhës që rrezikon të mungojë është Zeki Celik, mbrojtësi i krahut i cili ka qenë një pikë referimi e pazëvendësueshme për trajnerin Luciano Spalletti, duke u aktivizuar rregullisht si në Serie A ashtu edhe në Europa League.
Gjatë sfidës së zhvilluar një ditë më parë, lojtari turk u detyrua të lërë fushën e blertë që në përfundim të pjesës së parë, pasi pësoi një problem muskulor në kofshë, duke i lënë vendin në fushë Kalulu-së. Vetë numri një i stafit teknik bardhezi pranoi se shanset që Celik të rikuperohet në kohë për ndeshjen e së dielës kundër Lecce janë minimale.
“Ai ndjeu një shqetësim dhe tha se u ndal menjëherë, por e kam të vështirë të besoj se do të rikuperohet brenda dy ditësh”, deklaroi Spalletti pas takimit.
Gjithsesi, tabloja e qartë mjekësore do të përcaktohet pas ekzaminimeve instrumentale të cilave ish-lojtari i Romës do t'u nënshtrohet gjatë ditës së sotme në “JMedical”. Kujtojmë se Juventus do të presë Lecce-n në kampionat këtë të diel, me sfidën e cila është planifikuar të nisë në orën 18:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: