Sport
Gjesti fantastik i Dortmundit: Nisma e veçantë për të shpërbyer tifozët që heqin dorë nga telefonat në stadium
Reklamë e Sponsorizuar
Borussia e Dortmundit njihet gjerësisht si një ndër klubet me bazën e tifozëve më pasionante dhe unike në mbarë botën.
Në çdo takim, qoftë në derbi të nxehta apo në ndeshje të zakonshme kampionati, mbështetësit verdhezinj shquhen për numrin e madh dhe atmosferën e zjarrtë që krijojnë.
Megjithatë, drejtuesit e gjigantit gjerman kanë ndërmarrë një hap novator përmes projektit të quajtur “Fan Mode”, ku synojnë të vlerësojnë financiarisht dhe moralisht ata tifozë që zgjedhin të mos i përdorin pajisjet e tyre celulare gjatë sfidave. Pjesëmarrësit në këtë nismë do të kenë mundësinë të fitojnë fanella zyrtare me firmën e lojtarëve, si dhe kuponë ekskluzivë për blerje në dyqanet zyrtare të klubit.
Ky vendim vjen pasi statistikat tregojnë se rreth 63% e shikuesve në stadiume vazhdojnë të mbajnë sytë te ekranet e telefonave të tyre gjatë gjithë kohës së zhvillimit të ndeshjes.
Tani mbetet për t'u parë nëse ky model unik do të shërbejë si frymëzim edhe për skuadrat e tjera evropiane për të rikthyer vëmendjen e plotë të tifozëve te fusha e blertë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: