“Pastrimi” ndërpret grumbullimin e bërllokut në Prishtinë

Publikuar më: 13-05-2025 18:02
Postimi i plotë: KOMUNIKATË PËR MEDIA Kompania Rajonale e Mbeturinave PASTRIMI SH.A. njofton qytetarët se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës. Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin normal të ofrimit të shërbimeve. PASTRIMI SH.A. i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit. KRM PASTRIMI SH.A.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu