Gjendet personi i zhdukur në Kllokot, lokalizohet në zonë pyjore pranë kufirit me Serbinë

Publikuar më: 13-05-2025 15:32
Është lokalizuar dhe gjetur personi që ishte raportuar si i zhdukur një ditë më parë në komunën e Kllokotit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se gjetja e personit u bë falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). “Sot në orët e pasdites, personi i zhdukur është gjetur në një zonë pyjore në fshatin Kokaj, afër vijës kufitare Kosovë–Serbi. Menjëherë pas lokalizimit, ai është trajtuar nga ekipet mjekësore dhe gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si stabile dhe e mirë,” tha Osmani. Policia e Kosovës ka falënderuar të gjitha njësitë e angazhuara në operacion, si dhe qytetarët që ofruan informacione të vlefshme për gjetjen e tij.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu