Vdekja e dizajnerit Festim Isufi – Prokuroria intervistoi sot bashkëshorten e tij

Publikuar më: 13-05-2025 15:01
Publikuar më: Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e dizajnerit të njohur, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B. Përveç Isufit, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, ka mbetur e plagosur nga therja me thikë. Burime të Insajderit bëjnë me dije se bashkëshortja e Isufit është intervistuar sot nga Prokuroria, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedie. Raporti i autopsisë ende nuk është gati. Ndërkohë, Insajderi ka kërkuar zyrtarisht përgjigje nga Prokuroria për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur Kosovën, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu