Kërcënoi dhe ofendoi gruan në Fushë Kosovë, i konfiskohet arma me 47 fishekë

Publikuar më: 13-05-2025 14:32
Më 11 maj, rreth orës 23:00 një qytetare është paraqitur në stacionin policor të Fushë Kosovës për të raportuar se është kërcënuar dhe ofenduar nga  bashkëshorti i saj. Policia bën të ditur se pas hetimeve të ndërmarra nga njësia për hetime në Ferizaj, sot është konfiskuar nga i dyshuari një armë me 47 fishekë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë rasti mbetet në trajtim të mëtejshëm nga njësia për dhunë në familje.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu