Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Talenti me rrënjë shqiptare magjeps CNN-in: Adri Mehmeti shihet si e ardhmja e futbollit amerikan

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 21:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Talenti me rrënjë shqiptare magjeps CNN-in: Adri Mehmeti shihet si e ardhmja e futbollit amerikan
Gjiganti mediatik amerikan CNN i ka kushtuar një artikull të posaçëm Adri Mehmetit, një prej talenteve më të spikatura në futbollin amerikan, i cili premton shumë për të ardhmen. Në moshën vetëm 17-vjeçare, ai ka siguruar vendin e titullarit te skuadra e New York Red Bulls, ndërsa së fundmi ka regjistruar edhe paraqitjen e tij të parë me fanellën e kombëtares A të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Prindërit e tij vijnë nga Shqipëria, një vend ku futbolli përjetohet si një fe e dytë. Edhe i ati i tij ka qenë futbollist në rini, duke mbrojtur ngjyrat e vendit në grupmoshat e reja", shkruan CNN në shkrimin e tij. Duke evokuar fillimet e karrierës, vetë lojtari ka treguar: "Kam nisur të luaj me topin bashkë me babanë tim që kur isha dy vjeç. Falë ndeshjeve të përditshme në oborr, u dashurova përfundimisht me këtë sport". Mehmeti u bashkua me akademinë e New York Red Bulls në vitin 2019. Më pas, në shkurt ai debutoi me ekipin e parë, kurse në muajin prill realizoi golin e tij të parë në MLS. "Forma e tij e shkëlqyer bëri që selektori Mauricio Pochettino ta ftojë në radhët e kombëtare amerikane. Mehmeti bëri debutimin e tij në shtator, në triumfin 4-1 kundër Perusë, duke u aktivizuar në minutën e 88-të", vijon artikulli. Më herët, 17-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të reja të kombëtares shqiptare, për t'u transferuar më pas te kombëtarja e parë e ShBA-së. Sa i përket modeleve të tij në fushë, Mehmeti ka pranuar se admiron futbollistë si Rodri dhe Pedri, kurse kohët e fundit edhe Elliot Anderson. Sipas CNN, djaloshi me origjinë shqiptare bën pjesë në një valë të re sportistësh që pritet të kenë një ndikim kyç në vitet e ardhshme të përfaqësueses amerikane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar