“Persona të pandërgjegjshëm”, Komuna e Drenasit bën apel për qytetarët që të kujdesen ndaj pronës publike

Publikuar më: 13-05-2025 14:15
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka bërë apel ndaj qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj pronës publike, pasi që disa statcione të autobusëve janë dëmtuar. Në njoftimin e bërë për media thuhet se “për fat të keq, disa nga këto stacione janë dëmtuar nga persona të pandërgjegjshëm, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit dhe duke shkaktuar dëme materiale që bien barrë mbi të gjithë komunitetin”. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu