Sport
Goditje e rëndë për Bayernin, sulmuesi kryesor lëndohet ndaj Arsenalit
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi gjerman i Bayern Munchen ka dhënë lajmin e hidhur se futbollisti Luis Diaz ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë duelit të fundit kundër Arsenalit, duke dëmtuar pjesën e pasme të kofshës së majtë.
Sipas njoftimit zyrtar nga kampi i skuadrës nga Mynihu, sulmuesi nga Kolumbia do të mbetet jashtë fushave të blerta për një kohë të pacaktuar, teksa pritet të shihet ecuria e rikuperimit të tij.
Kjo mungesë përbën një sfidë serioze për shtabin teknik të Bayernit, i cili tashmë do të duhet të bëjë pa shërbimet e njërit prej protagonistëve kryesorë të repartit të sulmit në ndeshjet e radhës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: