Trendafilova anulon konferencën në Kosovë

Publikuar më: 13-05-2025 11:15
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar konferencën që pritej të mbahej në Prishtinë. Konferenca u anulua derisa veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po protestonin para hotelit ku po qëndronte ajo. Sipas, Hysni Gucatit i cili paraprakisht ka biseduar me një epror të policisë, Trendafilova mund të mos ketë qenë as brenda hotelit. “Trendafilova e ka anuluar takimin dhe nuk ka konferencë për shtyp”, tha Gucati për mediat. Ky i fundit ths se “vizita e Trendafilovas në Kosovë është për të keqen e shqiptarëve”. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu