Politikë
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot për herë të parë, fokusi te vendimi i Kushtetueses
Reklamë e Sponsorizuar
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të parë për këtë legjislaturë. Takimi është thirrur për në orën 11:00 nga kryetarja e legjislativit, Albulena Haxhiu.
Ftesat zyrtare për këtë mbledhje u janë dërguar tashmë nënkryetarëve të Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, duke shënuar kështu hapin e parë institucional të legjislaturës së 11-të.
Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Gjykata Kushtetuese, duke u bazuar në kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), publikoi një vendim sipas të cilit Kuvendi është konstituuar jashtë afatit të përcaktuar ligjor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: